Site icon PORTALB

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, këto raste kanë rezultuar pas testimit të, 1.011 mostrave, shkruan REL.

Po ashtu sipas raportit të këtij instituti, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe, 10 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 965 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars të këtij viti, në gjithë vendin janë dhënë, 1.644.35 doza të vaksinës.

Deri të dielën më 12 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë, 772.388 qytetarë.

Exit mobile version