Site icon PORTALB

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut shënoi tetë viktima nga korona virusi

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 308 raste të reja me korona virus nga 2.643 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit  tetë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 246 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, në regjistrin e personave të vdekur me diagnose Covid – 19 nga termini im, është regjistruar një person i vdekur më 10.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 219.408, numri i pacientëve të shëruar në 205.946, i të vdekurve në 7.732, dhe momentalisht ka 5.730 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.502.730 testime për korona virus.

Exit mobile version