Shteti vendosi restriksione, shoferët kërkojnë ndriçim më të madh në autostradën mes Shkupit dhe Velesit

Qytetarët që udhëtojnë në autostradën mes Shkupit dhe Velesit kërkojnë që autoritetet të rrisin sigurinë në këtë drejtim rrugor përmes vendosjes së ndriçimit dhe sinjalizim adekuat të atyre pjesëve të autostradës ku është e njohur se ka lokacione të “egra” për pushim dhe parkim, prej ku kyçen dhe dalin automjete nga autostrada, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Shoferët reagojnë posaçërisht për autostradën nga Shkupi drejt Velesit, posaçërisht në pjesën te stacioni hekurudhore Rajki Zhinzifov, në të cilën shpeshherë ka rrëshqitje të gurëve, të cilët në kusht në errësirës së plotë i shmangin në moment të fundit. Në lokacione të këtilla, qytetarët kërkojnë ose të vendoset ndriçim ose të vendosen rrethoja mbrojtëse që do të pengonte rrëshqitjen e gurëve.

“Në pjesën më të madhe të rrugës Shkup – Veles duhet të vozitet me drita të gjata sepse është pa ndriçim dhe me kthesa. Anash ka karpa të vjetra dhe nuk ka rrjetë mbrojtëse, shpeshherë ka rrëshqitje të gurëve në rrugë, posaçërisht kur bie shi”, thotë njëri nga qytetarët për Meta.mk.

Shoferët vlerësojnë se duhet të vendosen edhe rrethoja të reja elastike në ato pjesë të rrugës ku është prishur. Janë të rrezikshme edhe pikat e pa shënuara për pushim, ku automjete dalin apo kyçen në këto lokacione dhe e rrezikojnë sigurinë e shoferëve të tjerë në trafik.

“Kur ka rrëshqitje të gurëve bllokohet rruga dhe pritet derisa të pastrohet, ndërsa shpeshherë shkaktohen dëmtime të automjeteve”, theksojnë shoferët.

Nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore thanë për Meta.mk se, në autostradën Shkup – Veles janë të ndriçuara të gjitha kryqëzimet, tunelet dhe stacionet e pagesave, ndërsa ndriçimi i vendosur mirëmbahet që të jetë funksional. Vendosja e ndriçimit tjetër në këtë autostradë nuk planifikohet, ndërsa për zhvillim të sigurt të trafikut përdoruesit e rrugës duhet të respektojnë sinjalizimin e vendosur.

Në vend të ndriçimit bë lokacionet e kërkuara, nga NP për rrugë shtetërore thonë se me krizën aktuale energjetike dhe me dekretin e miratuar qeveritar nga 30 tetori i këtij viti, me të cilin parashihet vëllim minimal i ndriçimit të rrugës, shesheve dhe objekteve tjera, ata kanë vendosur restriksione në ndriçimin e rrugëve, ku prej orës 20:30 çdo ditë ulet intensiteti i ndriçimit për rreth 30 përqind.

“Në kryqëzimet ku nuk ka menaxhim qendror të ndriçimit, ndërsa janë me më shumë frekuencë në trafik, bëhet shkyçja e një faze të ndriçimit, përkatësisht çdo e treta dritë është e shkyçur. Në kryqëzimet ku nuk ka menaxhim qendror të ndriçimit, ndërsa janë me frekuencë më të ulët në trafik, bëhet shkyçja e dy fazave të ndriçimit, përkatësisht çdo e treta dritë është në funksion”, informuan nga kjo ndërmarrje.

Është ndërprerë marrëveshja me kontraktuesin e autostradës Petrovec – Katllanovë

Në shtator 2020 filloi rikonstruimi i zgjerimit të pjesës nga Petroveci deri në Katllanovë në autostradën mes Shkupit dhe Velesit. Edhe përkrah asaj që ishte premtuar që punimet ndërtimore të përfundojnë për 10-12 muaj, deri më sot në këtë segment trafiku zhvillohet në dy drejtime.

Nga Rrugë shtetërore thonë se, punimet ndërtimore të projektit momentalisht janë suspenduar, ndërsa marrëveshja me kontraktuesin e deritanishëm është ndërprerë. Momentalisht përgatitet dokumentacioni për tender të ri për zgjedhje të kompanisë që do t’i përfundojë aktivitetet ndërtimore në teren. Në këtë pjesë nuk është planifikuar vendosja e ndriçimit shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button