Site icon PORTALB

Pas polemikave për shtyrjen e ndeshjes, Tottenham bën gjestin bujar

Harry Kane

Harry Kane

Sfida mes Tottenhamit dhe Rennes në Conference League u shty mbrëmjen e djeshme për shkak të një numri të madh të prekurish nga koronavirusi në klubin londinez, teksa nuk munguan as polemikat për këtë rast, me francezët që protestuan për vendimin e marrë nga UEFA vetëm disa orë para startit, raporton SS.

Por përtej polemikave, Tottenham po përpiqet të marrë më të mirën nga një situatë e keqe dhe trajneri Conte vijon të punojë me lojtarët e mbetur në dispozicion, ndërsa klubi ka bërë një gjest mjaft të mirë pas vendimit të shtyrjes së ndeshjes.

Kështu i gjithë ushqimi i programuar për t’u konsumuar ditën e djeshme në dhomat e kateringut gjatë ndeshjes, i është dhuruar zyrës lokale të Projektit Felix, që grumbullon dhe shpërndan vakte ushqimore për të gjithë njerëzit në nevojë në Londër e më gjerë.

Exit mobile version