Site icon PORTALB

8 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në RMV, 361 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 361 raste të reja me COVID-19, 433 pacientë janë shëruar, ndërkaq 8 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, numri i pacientëve të diagnostikuar ka arritur në 218, 723 persona, të shëruarve 205.303, të vdekurve 7.710, a numri i rasteve aktive është 5.620, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 4 nga Shkupi (61, 71, 71 dhe 83v), 3 nga Manastiri (70, 74 dhe 84v) dhe një nga Kumanova (47v).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar gjithashtu edhe 7 persona të vdekur me datë të vdekjes nga 26.11.2021 deri më 08.12.2021. Të vdekurit e regjistruar janë nga Tetova (3), Shkupi (2) dhe Gostivari (2). Të vdekurit janë të moshës prej 47 deri në 88 vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version