Kam banesë në emrin tim dhe një në emër të kompanisë, por ata janë të Gruevskit, dëshmoi sekretarja e Alek Teranovas

Sekretarja e Aleksandar Ivanovski – Teranova, Tatjana Stojanovska, sot në seancë gjyqësore theksoi se në fletë pronësi, posedon dy banesa, gjegjësisht njëri në emrin e saj, a njërin të ndërmarrjes, të cilat, realisht nuk i posedon, por janë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Stojanovska, në pyetjen e prokurores Lile Stefanova, gjatë gjykimit për “Parcelat në Vodno”, tha se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2012, ka punuar në INKA Inzhinering, me pagë mesatare prej 25.000 denarësh.

Ajo fillimisht ka sqaruar se në emrin e saj, në mënyrë fiktive, ose siç tha, vetëm në fletë pronësore, udhëhiqet banesa në Bihaçka.

“Mendoj se banesa është në emrin tim prej vitit 2008/09. Drejtori Aleksandar Ivanovski tha se duhet që të blihet banesë dhe kështu ka ndodhur, me ingerencën e tij. Ai më tha se duhet të blihet banesë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, të mos e përgjojnë, gjegjësisht të mos vijnë komshinj të panjohur”, tha Stojanovska.

Në pyetjen e prokurores Stefanova, se kush i ka dhënë para për banesën, dëshmitarja tha:

“Paratë ishin në agjenci, ka kaluar shumë kohë dhe nuk më kujtohet. Shkova në agjencinë e cila e shpallte banesën. Erdhi një njeri prej te Gruevski, shkuam në noter për nënshkrim dhe aq ishte”, tha dëshmitarja, e cila shtoi se para të saja nuk ka dhënë.

Gjithashtu tha se nuk ka marrë çelës dhe asnjëherë nuk ka hyrë në atë banesë.

Gjithashtu sqaroi se ndërmarrja është themeluar në vitin 2008/09 që të marrë pjesë në tender.

“Në tender u ble tokë ndërtimore në Vodno. A e njëjta ndërmarrje kishte regjistruar edhe një banesë tjetër në Bihaçka. Ajo është banesa ngjitur me atë që është regjistruar në emrin tim”, tha dëshmitari.

Sipas Prokurorisë, kjo tokë është një prej pronave të fshehta të Gruevskit, ku ka planifikuar të ndërtojë shtëpi.

“Edhe kjo banesë ishte blerë gjithashtu për Nikolla Gruevskin. As prej kësaj banese nuk kam çelës dhe nuk kam hyrë asnjëherë”, tha dëshmitarja.

Pastaj, ajo ka sqaruar se në vitin 2018, përpara se të arratiset Gruevski, Alek i ka dhënë një marrëveshje për qira e cila ishte nënshkruar nga Gruevski.

“Alek më sjelli marrëveshje qiraje të nënshkruar nga Gruevski. Në marrëveshje nuk është konstatuar qiraja mujore, por vetëm se në afat prej 5 vitesh do të rinovohen”, theksoi dëshmitarja.

Paraprakisht në seancë dëshmoi edhe ish fqinja e Gruevskit, e cila tha se banesa është shitur te njerëzit e besueshëm ë kryeministrit të atëhershëm.

Sipas akuzës, Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, donacionet partiake që i ka marrë, personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale, i mbajtur për vete, kështu që ka mbledhur 1.3 milion euro.

Nga tetori i vitit 2012-të deri në shtator të vitit 2013, paratë i ka harxhuar duke blerë tokë ndërtimore në Vodno, më saktësisht në pjesën mbi Panorama, gjegjësisht në vendin e quajtur Sherbetnica. Gjithashtu në akuzë thuhet se Gruevski ka pasur edhe dy banesa të fshehta në ndërtesën në Bihaçka, në banesën ku ka jetuar përpara se të arratiset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button