Parlamenti malazez do të diskutojë mosbesimin ndaj qeverisë

Në seancën e Kuvendit që fillon të hënën (13 dhjetor), deputetët fillimisht do të shqyrtojnë iniciativën e opozitës për mosbesimin ndaj qeverisë, ka vendosur Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi dhe lider i partisë më të madhe opozitare DPS (Partia Demokratike e Socialistëve), tha se është optimist se qeveria aktuale, të cilës ai i referohet si “cirk politik”, do të bjerë.

DPS filloi një nismë të veçantë për votimin e mosbesimit të qeverisë, ndërsa Fronti Demokratik (FD), parti pro-serbe dhe pro-ruse dhe zyrtarisht anëtare e koalicionit qeverisës, donte riorganizim të qeverisë. FD tani po bën thirrje për votëbesim, pasi ka dështuar në këtë përpjekje.

Megjithatë, as DPS, as FD nuk do të mbështesin mocionet e njëra-tjetrës, duke rritur shanset që qeveria t’i mbijetojë votbesimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button