Site icon PORTALB

Damasku goditet nga bombardime të dyfishta

Ende nuk ka marrë përgjegjësi askush për sulmin

Ende nuk ka marrë përgjegjësi askush për sulmin

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur qendrën e kryeqytetit sirian, Damask, duke vrarë 14 njerëz, thotë televizioni shtetëror sirian, shkruan gazeta Idea.

Shumë të tjerë janë raportuar të ketë mbetur të plagosur në shpërthimet në Marjeh Square.

Në prill, të paktën 13 njerëz u vranë në një shpërthim, që raportohet të jetë shkaktuar nga një makinë bombë, në të njëjtin shesh.

Sulmet e fundit vijnë teksa forcat e regjimit të përgatisë një sulm për të rimarrë qytetin e Aleppo nga rebelët.

Ka njoftime kontradiktore se kush e shkaktoi sulmin. ‘Al-Ikhbariya’ tha se shpërthimet ishin kryer nga kamikazë, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve Sana tha se bombat ishin vendosur në qese.

Damasku është goditur disa herë nga shpërthimet në muajt e fundit, ndërsa forcat qeveritare luftuan për të zmbrapsur rebelët nga jugu dhe veri-lindje të qytetit.

Exit mobile version