Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 8 viktima dhe mbi 400 raste të reja me korona virus

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 419 raste të reja me koronavirus nga 3.285 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, në 24 orët e fundit tetë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 211 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, në regjistrin për personat e vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im janë regjistruar 6 persona të vdekur nga data 15.11.2021 deri më 04.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 218.194, numri i pacientëve të shëruar në 204.685, i të vdekurve në 7.688, dhe momentalisht ka  5.821 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë 1.491.973 teste për Covid – 19.

Exit mobile version