Site icon PORTALB

U arrestua presidenti i klubit të njohur italian

Fillon sezoni i Serie A 2015-16

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar pasditen e sotme nga Guardia Di Finanza në Itali, pasi akuzohet për krim ekonomik dhe faliment, raporton SS.

Numri një i klubit gjenovez është arrestuar në një hotel në Milano dhe tashmë është pas hekurave, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se në hetime nuk është i përfshirë Sampdoria.

Ndërkohë, për vetëm pak pas arrestit, Ferrero dha dorëheqje në mënyrë të menjëhershme nga posti i tij në klubin e Sampdorias, lajm që u shpërnda nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Bashkë me Ferreron janë arrestuar edhe dy menaxherë të lartë të kompanive në pronësi të tij, ndërsa në orët e ardhshme pritet të dalin të tjera detaje nga operacioni që çoi pas hekurave kreun e klubit të Sampdorias.

Exit mobile version