Site icon PORTALB

RMV, 13 të vdekur dhe 101 raste të reja me Covid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit u regjistruan 101 raste të reja me Covid-19 nga 1,299 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orëshin e fundit u regjistruan13 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (39, 71, 74, 77, 80 dhe 81), 2 nga Kumanova (75 dhe 80), një nga Berova (77), Manastiri (69), Velesi (71), Makedonska Kamenica (35) dhe Resnja (76). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me Covid-19 nga Moj Termin, janë raportuar 4 persona të vdekur me datë vdekje nga data 29.11.2021 deri më 04.12.2021. Personat e regjistruar të vdekur janë dy nga Shkupi, një nga Strumica dhe një nga Manastiri. Tre persona vdiqën në shtëpi dhe një në spital.

Infektimet me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit:

393 të shëruar u regjistruan nga:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në vend:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.485.944 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 217.400, numri i të shëruarve është 203.967, numri i të vdekurve është 7.658 dhe numri i rasteve aktive është 5.775.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version