Site icon PORTALB

RMV, u ndaluan dy kontrabandist të emigrantëve

Arrestim, MPB, Policia

Foto ilustrim

Në pikë pagesën rrugore Smokvicë mbrëmë në ora 21.30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Vendkalim Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar F.D. (19), i cili drejtonte veturën e tipit “Opel Vectra”, me targa të Shtipit dhe 16-. vjeçari, bashkë drejtues, dy shtetas të Republikës së Serbisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur nëntë emigrantë, transmeton 360 shkalle.

Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, gjashtë prej tyre ishin shtetas kubanë dhe tre indianë.

“Për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 418-b të Kodit Penal, shoferi dhe bashkëdrejtuesi janë ndaluar në stacion policor, rasti është raportuar në Prokurorinë Publike, për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa mërgimtarët janë dërguar në Qendrën Transitore ‘Vinojug’ në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB.

Exit mobile version