Site icon PORTALB

RMV, 7 persona ndërruan jetë nga COVID-19, 342 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 342 raste të reja me COVID-19, 348 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 7 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 216.670, të shëruarve 201.017, të vdekurve 7.616, ndërkaq momentalisht ka 8.037 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga Shkupi (67, 74 dhe 79v) dhe nga 2 nga Manastiri (65 dhe 87v) dhe Ohri (65 dhe 77v)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version