Site icon PORTALB

RMV, katër kapitujt e ‘Aquis’-it të BE-së: më shumë stagnim se sa progres – kritikohet rikthimi i pozicionit monopol të Postës

Foto: Flickr Qeveria

Në raportin e fundit të progersit për Maqedoninë e Veriut janë vërejtur një sërë stagnimesh në disa kapituj. Shumica prej tyre nuk kanë asnjë progres. Instituti për Politika Evropiane, ka përgatitur Analizë të raportit të KE-së, që u publikua në tetor të këtij viti. Në të janë analizuar, stagnimet, progreset dhe eventualisht regreset në secilin kapitull. Portalb.mk, sjell katër kapitujt e parë, në të cilat, veçanërisht në tre të parit, nuk vërehet pothuajse asnjë progres nga viti paraprak.

Kapitulli 1 – Lëvizja e lirë e mallrave, për dallim nga viti i kaluar kur nuk kishte progres, këtë vit ka pasur progres të kufizuar. Progres është bërë kryesisht në drejtim të:

Objekt kritikash janë:

Kapitulli 2 – Lëvizja e lirë e punëtorëve mbetet në një fazë të hershme të përgatitjes dhe nuk është bërë asnjë progres këtë vit. Rekomandimet e vitit të kaluar janë përsëritur pothuajse plotësisht. Ndërsa rregullimi i rekomanduar nga KE i legjislacionit për t’u lejuar qytetarëve të BE-së qasje në tregun e punës është i zakonshëm në fazat e mëvonshme të anëtarësimit, nuk ka asnjë justifikim për të mos lidhur marrëveshje të reja dypalëshe të koordinimit të sigurimeve shoqërore dhe për të mos ndërmarrë masa për t’u përgatitur për detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE në këtë kapitull.

Posta e Maqedonisë së Veriut
Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në kapitullin 3 – E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime ka pasur njëfarë progresi vitin e kaluar, tani nuk ka përparim. Rekomandimet përsëriten në masë të madhe. Raporti është kritik për aktivitetet që (nuk) ndërmerren për zbatimin e Ligjit për shërbime, duke përfshirë krijimin e një pike të vetme kontakti për shërbimet. Komisioni kritikon edhe rikthimin e pozicionit monopol të Postës në RMV-së, duke theksuar se sipas MSA-së, shteti ka detyrim që gradualisht të përafrohet me acquis-in. Raporti thekson nevojën që Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut të krijojë sistem për llogaritjen e shpenzimeve dhe ndarjen e kontabilitetit, por edhe të zbatojë rekomandimet e Entit Shtetëror për Revizion. Ekziston gjithashtu nevoja për forcimin e kapaciteteve të duhura në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, si dhe në Agjencinë e Postës.

Vlerësimi i mospërputhjes me acquis-in për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale mbetet i njëjtë; Baza elektronike e të dhënave të profesioneve të rregulluara nuk është kompletuar, ndërsa nuk ëshë përdiësuar lista e profesioneve të rregulluara.

Para, Foto: Unsplash

Për Kapitullin 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit, vlerësimet e Komisionit ndryshojnë ndjeshëm për fusha të ndryshme brenda Kapitullit. Për sa i përket lëvizjeve dhe pagesave kapitale, konstatohen akoma kufizimet ekzistuese, edhe përkundër liberalizimit të mundësuar nga faza e dytë e MSA-së. Prandaj rekomandohet të finalizohet një udhërrëfyes për zbatimin e rregullave të BE-së në lidhje me lëvizjen e kapitalit dhe pagesat në përputhje me detyrimet e MSA-së. Ligji i ri për sistemet dhe shërbimet e pagesave me qëllim të harmonizimit me acquis-in është në procedurë qeveritare, por Raporti shprehet pozitiv për përgatitjen nga ana e BPRM-së për aktet nënligjore dhe harmonizime të tjera në përputhje me kërkesat e Zonës së vetme të EUR pagesave (SEPA). Raporti është pozitiv për sa i përket përpjekjeve për të përafruar më tej me acquis në luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – është përgatitur projektligj i përputhur me acquis-in, miratimin e strategjisë dhe planit aksionar. Pozitivisht vlerësohen edhe hapat e ndërmarrë në kuadrin institucional dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative. Raporti vë në dukje rastet e transaksioneve të dyshimta, por edhe akuzat e ngritura dhe një aktakuzë në vitin 2020.

Exit mobile version