Site icon PORTALB

Fetai: Ndërmarrjen e kemi pranuar në gjendje të rëndë financiare (Intervistë)

Nuredin Fetai, drejtor i NPK "Tetova", foto nga fb i tij

Nuredin Fetai, drejtor i NPK "Tetova", foto nga fb i tij

Tetova vazhdon të bashkëjetojë me mbeturinat për çdo ditë dhe përgjegjëse për menaxhimin me to është Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”. Problemin më të madh kjo ndërmarrje e ka borxhin i cili është mbi 9 milionë euro. Në krye të saj ndërmarrje është tanimë drejtori i ri, Nuredin Fetai, me të cilin folëm për gjendjen, sfidat dhe planet për në të ardhmen e ndërmarrjes, shkruan Portalb.mk.

Një nga problemet më të mëdha të Tetovës janë mbeturinat, çfarë do të bëni ju si drejtor për zgjidhjen e këtij problemi, a keni plan konkret?

Fetai: Ashtu siç jeni te informuar, ne ndërmarrjen e kemi pranuar në një gjendje të rëndë financiare, shpresojmë që në të ardhmen të zgjedhim problemin me grumbullim e mbeturinave në qytet.

 A do të mblidhen mbeturinat më shpesh?

Fetai: Gjatë hartimit të planit për punë të Higjienës Komunale për vitin 2022, kam kërkuar që të përfshihet më shpesh të bëhet grumbullimi i mbeturinave, në veçanti të rriten kapacitet në ndërrimin e tretë.

Një pikë në planin e punës të kryetarit të komunës që hyn në kuadër të NPK-së është vendosja e kontejnerëve që do klasifikonin mbeturinat edhe riparimi i mundshëm i kontejnerëve, vendosja e kontejnerëve shtesë, rregullimi i vendndodhjes së kontejnerëve, çfarë planifikohet me këtë konkretisht?

Fetai: Sipas Planit për punë të higjienës komunale për vitin 2022 do të parashohim që të fillojmë dhe me këtë proces të klasifikimit të mbeturinave.

Nuredin Fetai, drejtor i NPK “Tetova”, foto nga fb i tij

Një problem tjetër është edhe borxhi i kësaj ndërmarrjeje që është mbi 9 milionë euro. Pyetja është se a keni plan konkret për ta ulur këtë borxh dhe si do e bëni këtë? Si është akumuluar ky borxh, ju lutemi na jepni më shumë detaje.

Fetai: Momentalisht jemi të fokusuar në uljen e shpenzimeve, si dhe në stabilizimin financiar të obligimeve ndaj të punësuarve.

Thuhet se punëtorët e NPK-së nuk janë paguar në kohë, a do të krijoni mekanizma që punëtorët të marrin pagat e tyre në kohë?

Fetai: Momentalisht jemi të fokusuar në uljen e shpenzimeve, si dhe në stabilizimin financiar të obligimeve ndaj të punësuarave dhe pastaj me amortizim e obligimeve tjera.

Sa është numri i të punësuarve në NPK? A janë të gjithë të paraqitur, a u paguhen kontributet? A ka me honorar?

Fetai: Momentalisht janë të punësuar 240 punëtorë të rregullt si dhe punëtorë me kontratë.

Shumë lagje përballen kohe pas kohe me mungesë të ujit, çfarë do të bëni për këtë, a keni plan konkret si do e realizoni?

Fetai: Momentalisht kemi mbi 330 l/s sasi e ujit për pije, kur kemi defekt prandaj kemi ndërprerje në disa lagje për shkak rrjetit vjetër.

Për fund, a do të jeni transparent me opinionin dhe gazetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, gjithnjë të karakterit publik dhe në interes të qytetarëve?

Fetai: Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë përfshirë dhe ju si medium.

Më shumë lajme për NPK Tetova mund të lexoni KËTU.

Exit mobile version