Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 16 viktima dhe mbi 300 raste të reja me korona virus

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 333 raste të reja me korona virus, nga 2,440 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, në 24 orët e fundit 16 pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 376 të tjerë, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, është regjsitruar një person i vdekur në datën 30.11.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me korona virus që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 216.328, numri i pacientëve të shëruar në 200.669, i të vdekurve në 7.609, ndërsa momentalisht ka 8.050 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.476.534 testime për korona virus.

Exit mobile version