Site icon PORTALB

Dy të lënduar në Komunën Qendër – një protestues dhe një këshilltare e LSDM-së

Nuk është caktuar debat për kishën, por përsëri protestohet

Nuk është caktuar debat për kishën, por përsëri protestohet

UPDATE

Dy persona janë lënduar në incidentet e sotme para Komunës Qendër, njëri prej tyre demonstrant, ndërsa tjetra është këshilltarja e LSDM-së , Biljana Çurillova.

Çurillova ka pësuar disa lëndime me prerje kur demonstrantët i kanë thyer xhamat, dhe është dërguar në spital për trajtim të lëndimeve.

Siç kuptohet, këshilltarja ka lëndime në sy nga një xham i thyer.

*************************************************************************************

Një person ka pësuar në protestat që zhvillohen para Komunës Qendër, ku protestuesit janë përleshur me policinë duke tentuar në mënyrë të dhunshme të hynë në sallën e seancave.

**************************************************************************************

Një grup i organizuar nga “Veritas” ka okupuar derën hyrëse para Komunës Qendër ku mbahen mbledhjet e Këshillit, për të kundërshtuar, sipas tyre, vendimin për rrënimin e Kishës “Shën Konstantini dhe Elena”

Bërtasin, fyejnë dhe përdorin sirena. Seanca mbahet në orën 13, ndërsa nuk është caktuar debat rreth ndërprerjes për ndërtimin e kishës Shën Konstantin dhe Elena.

Kryetari i Këshillit, Mirosllav Shipoviq, gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet telefonit e ka informuar koordinatorin e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së se sot do të mbahet seanca, ndërsa sot këshilltarët kanë pranuar edhe mesazh në mobil për t’u treguar përsëri, njoftojnë nga Komuna Qendër.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së refuzuan që të pranojnë edhe thirrje me shkrim rreth mbajtjes së seancës, shkruan A1on.

Për të mos ardhur deri tek hyrja e dhunshme siç ndodhi të premten, dyert e komunës janë të mbyllura, e cila është kërkuar nga policia.

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i ka demantuar të gjitha informacionet se planifikohet rrënim i kishës.

Exit mobile version