Site icon PORTALB

RMV, 10 vdekje dhe 410 raste të reja me me Covid-19

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit u regjistruan 410 raste të reja me Covid-19 nga 2,674 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 10 të vdekur: gjashtë nga Shkupi (62, 69, 70, 75, 80 dhe 94), një nga Prilepi (88), një nga Ohri (58), një ngaVelesi (57) dhe një nga Tetova (50). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Sipas Moj Termin, u raportua një person i vdekur me datë vdekje 27.11.2021. I ndjeri është nga Gostivari, i moshës 68 vjeçare, i pavaksinuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Rastet e reja të infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit:

290 të shëruar u regjistruan nga:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në të gjithë vendin:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.474.094 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 215.995, numri i të shëruarve është 200.293, numri i të vdekurve është 7.592 dhe numri i rasteve aktive është 8.110.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version