Site icon PORTALB

Si në filma! Vidhen 70.000 denarë nga një bankë Q.T. ‘Leptokaria’

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Sot është vjedhur ekspozitura e “Stopanska Banka A.D.” Manastir në qendrën tregtare Leptokaria.
 
Siç njoftoi policia, incidenti ka ndodhur sot në mëngjes kur një person i maskuar dhe armatosur ka hyrë në ekspoziturë, u është kërcënuar dy të punësuarve dhe ka vjedhur 70 mijë denarë.
 
Vjedhësi ka ikur me paratë, ndërsa të punësuarit e kanë alarmuar policinë e cila është në kërkim të autorit. /Portalb

Exit mobile version