Site icon PORTALB

Kandidati i Partisë Fryma e Re Demokratike në Fier është rrahur brutalisht

Mithat Hoxha

Mithat Hoxha

Policia bëri me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Mithat Hoxha, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit. Familjarët thonë se ai është kërcënuar prej ditësh që të tërhiqet nga kandidimi, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Për rastin reagoi FRD-ja, e cila i kërkoi policisë që të hetojë rastin dhe të arrestojë autorët, njofton Ballkanweb.

“Mbrëmë vonë persona ende te panjohur kane ushtruar dhune brutale ndaj kandidatit të Frymës së Re Demokratike për qarkun e Fierit, z.Mithat Hoxha. Duke iu FRD i uron zotit Hoxha
shërim te shpejte dhe duke i qëndruar pranë familjes se tij në këto momente, e dënon ashpër aktin kriminal dhe e konsideron atë si një akt kërcënues për jetën dhe për integritetin e procesit zgjedhor ne Fier. Zoti Hoxha ishte kandidat zy rtar i FRD, ai ishte ne fushate elektorale, ndaj çdo goditje ndaj tij përbën akt politik kundër kandidatit, kundër bindjeve dhe veprimeve te tij politike, kundër FRD dhe kundër standardit te konkurrencës elektorale”, thuhet në reagim.

Partia Fryma e Re Demokratike i kërkon policisë që të marrë masa për të vendosur para drejtësisë autorët përgjegjës të ngjarjes.

“Policia e Shtetit duhet te mbaje dy fish përgjegjësi për zyrtaret lokale te cilët kane injoruar denoncimet e zotit Hoxha për presione te vazhdueshme nominale për shkak te aktivitetit
te tij politik dhe elektoral. Në një shtet te se drejtës të gjithë ata janë njësoj përgjegjës si edhe ata qe kane kurajën të godasin një qy tetar të lirë, një politikan dhe një person publik, ndaj FRD zotohet publikisht se do të ndërmarrë çdo hap institucional për të vendosur përpara ligjit të gjithë ata qe e kane shkelur atë, që kanë nxitur krimin dhe që e kanërealizuar atë”, thuhet më tej. /Start/

Exit mobile version