Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me koronavirus

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 460 raste të reja me korona virus nga 2,424 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 543 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, në regjistrin e personave ët vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar 5 persona të vdekur me datë të vdekjes prej 02.10.2021 deri më 27.11.2021. Personat e vdekur janë të moshës prej 77 deri në 88. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake”, informoi ministria.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 215.585, numri i personave të shëruar në 200.003, i të vdekurve në 7.581, ndërsa momentalisht ka 8.001 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.471.420 testime për koronavirus.

Exit mobile version