Site icon PORTALB

Austria konsideron mundësinë për gjobitje deri në 7200 euro për të pavaksinuarit

kovid19, coronavirus, vaksine, vaksinim (8)

Foto arkiv nga Meta.mk

Banorët austriakë që do të refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga shkurti, kur të njëjtat do të jenë të detyrueshme, do të përballen me gjoba deri në 7.200 euro, zbulon një draft ligj për vaksinimin kundër kovid-19  në Austri, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi i detyrueshëm do të aplikohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Sipas projekt-rregullores së parë nga gazeta austriake die Presse, përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Në draft mbetet e hapur nëse do të jenë të detyrueshme edhe vaksinat përforcuese apo nëse personat e shëruar do të trajtohen në mënyrë të barabartë me të vaksinuarit, të cilat do të përcaktohen më tej me dekrete ministrore.

Exit mobile version