Site icon PORTALB

RMV, 18 të vdekur dhe 118 raste të reja me Covid-19

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 118 raste të reja me Covid-19 nga 1,245 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

18 persona u regjistruan si të vdekur në 24 orët e fundit, të gjithë personat e raportuan ndërruan jetë në spital. 6 të vdekur u regjistruan nga Shkupi (63, 68, 70, 71, 72 dhe 89), 3 të vdekur nga Strumica (71, 73 dhe 87), 2 persona nga Probishtipi (60 dhe 67) , 2 nga Negotina (66 dhe 90), një nga Manastiri (81), një Demir Hisari (87), një Koçani (78), një Kratova (79) dhe një Shtipi (65).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, u raportuan 4 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.11.2021 deri më 26.11.2021. Dy nga personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital dhe dy në shtëpi.

Rastet e reja të infektimit në 24 orët e fundit:

396 të shëruar u regjistruan nga:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.468.996 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 215.125, numri i të shëruarve është 199.460, numri i të vdekurve është 7.569, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.096.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version