Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit dhe bashkëshortes së tij Ludmila pak kë ka befasuar në Rusi. Putini me vite ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për aferat e dashurisë, ndërsa me gruan as që paraqitej në opinon. Megjithëkëtë, një emër dilte më shpesh në qendër të opinionit se sa të tjerë: gjimnastja e re krenare Alina Kabajeva.
Gazeta ruse “Moskovski korespondent” që në vitin 2008 kishte shkruar se ajo do të mund të martohej me Putinin dhe kjo ishte përgënjeshtruar me hidhërim në konferencën e shtypit të Putinit me Silvio Berlusconinm. “Aty nuk ka asjnë fjalë të vërtetë”, ka thënë Putin. Zëdhënësja e Alina Kabajevit refuzoi të komentonte këto lajme duke i quajtur të “pakupitmta”, shkruajnë mediat.