Maqedonia nuk do t’i mbyllë kufijtë për shkak të variantit të ri “omikron”

Në Maqedoni gjendja epidemiologjike është stabile, prandaj Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme ka konstatuar se aktualisht nuk ka nevojë të ndërmerren masa të reja lidhur me paraqitjen e variantit të ro “omikron”, transmeton Portalb.mk.

Siç tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në seancën e nesërme të qeverisë, për momentin nuk do të shqyrtohen masa të reja për mbrojtje nga përhapja e korona virusit,  por theks do t’i vendoset imunizimit.

“Mbetemi me masat aktuale, pasi akoma nuk ka informacione të mjaftueshme, edhe pse OBSH-ja tregon se mund të transmetohet më lehtë. Megjithatë, drejtori i Institutit amerikan të Shëndetësisë, dr. Collins, konsideron se nuk ka informacion të mjaftueshëm për këtë. Lidhur me mbylljen e kufijve, sa i përket karantinimit të udhëtarëve që vijnë nga vende të caktuara, nuk do të ketë efekt pasi është e qartë se kur shfaqet një lloj i ri nuk mund të kufizohet vetëm në një territor”, sqaroi Filipçe.

Propozim – masat që u rekomanduan, ndërsa qeveria nuk i miratoi por kërkoi analiza dhe masa shtesë, parashikonin që të gjithë punonjësit në sektorin publik për të shkuar në punë duhet të tregonin: konfirmimin e aplikimit të së paku një doze vaksine kundër kovid-19; test negativ PCR i vlefshëm për të paktën 72 orë; vërtetim që e kanë kaluar kovidin në 45 ditët e fundit; ose vërtetim nga mjeku specialist se nuk mund të vaksinohen.

Për punonjësit shëndetësor nga ana tjetër, u propozua vaksinim i detyrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button