Site icon PORTALB

Në Shkup arritën edhe 14 persona nga Afganistani

Arritja e afganëve

Arritja e afganëve në RMV, foto nga Qeveria e RMV-së

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pasditen e sotme kanë mbërritur edhe 14 persona nga Afganistani, punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe anëtarë të familjeve të tyre, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftuan se bëhet fjalë për të punësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuar dhe familjarë të tyre. Vendi është pjesë e programit për strehimin e shtetasve afganë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të marrjes së pushtetit nga regjimi taliban.

Këta civilë do të strehohen përkohësisht në Shkup dhe shpenzimet mbulohen plotësisht nga Kombet e Bashkuara.

Aktualisht në vend janë 568 shtetas afganë. Deri më tani, 85 qytetarë janë larguar nga Maqedonia e Veriut dhe vendbanimet e tyre të përhershme janë siguruar nga Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version