Site icon PORTALB

RMV, 434 raste të reja me Covid-19

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 434 raste të reja nga 3,025 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orëshin e fundit jetën e humbën 12 persona, prej të cilëve 4 nga Shkupi (46, 65, 79 dhe 79), 2 nga Manastiri (83 dhe 84), një nga Velesi (73), një nga Kavadari ( 72 ), një nga Koçani (67), një nga Dellçevë (70 ), një nga Krusheva (69) dhe një nga Radovishi (76 ). Nga të raportuarit 10 persona vdiqën në spital dhe dy në shtëpi.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me Covid-19 nga Moj Termin, u raportuan 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 15.10.2021 deri më 20.11.2021.

Rastet e e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit:

U regjistruan 421 të shëruar:

Numri i përgjithsëm i rasteve aktive në vend:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.461.757 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 214.213, numri i të shëruarve është 198.419, numri i të vdekurve është 7.511 dhe numri i rasteve aktive është 8.283.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version