Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 14 viktima dhe mbi 400 raste të reja me korona virus

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 473 raste të reja me korona virus, nga 2.708 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, ndërsa 505 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga termini im, janë regjsitruar edhe 4 persona të vdekur me datë të vdekjes nga 09.11.2021 deri më 22.11.2021.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 213.779, numri i pacientëve të shëruar në 197.998, i të vdekurve në 7.492, ndërsa momentalisht ka 8.289 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.458.731 testime për Covid – 19.

Exit mobile version