Site icon PORTALB

Kapen gjysmë ton drogë në Lazarat të Durrësit

Në afërsi të Durrësit policia kap 500 ton hashash

Në afërsi të Durrësit policia kap 500 ton hashash

Një sasi prej 500 kilogram drogë e llojit hashash është sekuestruar nga policia e Durrësit.

Lënda narkotike kishte destinacion Malin e Zi, ndërkohë që dy persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Sfida” dhe i ndërmarrë për këtë qëllim.

Shtetasit e arrestuar janë Ervis Bardhi, 32-vjeç, si dhe Gentian Malindi, 37 -vjeç. Lënda narkotike që vinte nga Lazarati i Gjirokastrës ishte e fshehur brenda një mjeti tip furgon.

Hetimet për këtë lëndë narkotike po zhvilloheshin prej rreth një muaji nga prokuroria, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Ndërkohë, tre persona janë shpallur në kërkim, të cilët kanë siguruar sasinë e drogës. /Start

Exit mobile version