Site icon PORTALB

Janev: Bullgaria nuk do të tërhiqet nga pozicioni për Maqedoninë e Veriut

Zoran Zaev - Stefan Janev

Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria punon për interesat kombëtare bullgare, si dhe për rregullat bazë evropiane për të drejtat e qytetarëve të BE-së, tha kryeministri i përkohshëm bullgar Stefan Janev, transmeton Portalb.mk.

“Momentalisht, qeveria e përkohshme po bën përpjekje për të shpjeguar pozicionin bullgar për partnerët tanë evropianë, pasi deri tani nuk është shpjeguar mjaft mirë”, tha ai për BNT.

Sipas tij, partnerët evropianë në Bruksel tashmë po japin sinjale pozitive dhe duhet vetëm më shumë kohë për të kuptuar tezën për Bullgarinë.

Vetoja bullgare mbetet, megjithëse qëndrimi i prerë i Bullgarisë i planifikuar për të martën, i cili duhej të paraqitej në Këshill, nuk u shpreh për shkak të tragjedisë në autostradën Struma, mësojnë mediat nga një burim diplomatik.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Exit mobile version