Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 5 viktima dhe mbi 400 raste të reja me korona virus

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 442 raste të reja me Covdi – 19, nga 2.939 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, ndërsa 373 janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, në regjistrim e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur pesë persona të vdekur me datë të vdekjes prej 11.11.2021 deri më 22.11.2021”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 213.307, numri i pacientë të shëruar në 197.493, i të vdekurve 7.474, ndërsa momentalisht ka 8.339 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.456.023 testime për korona virus.

Exit mobile version