Kryqi i Kuq vë në dispozicion llogaritë e fondit të solidaritet për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ka vënë në dispozicion llogaritë e fondit të solidaritetit për dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia që ndodhi sot. Nga kjo organizatë, u kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit, transmeton Portalb.mk.

“Ndajmë dhimbjen me familjet e të vrarëve tragjikisht, megjithëse jemi të vetëdijshëm se për momentin nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira kur humben shumë jetë të rinjsh, duam të theksojmë se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të kontribuojë në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e viktimave”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se, organizata vë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare.

“Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq Bullgar, i cili në orët e hershme të mëngjesit ofroi mbështetjen dhe punën e përbashkët në uljen e dhimbjes dhe pikëllimit të të lënduarve dhe familjeve të viktimave. Organizata jonë vë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare. Në këtë drejtim, Ju bëjmë thirrje të gjithëve që së bashku të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia”, njoftuan nga Kryqi i Kuq.

  • Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna Banka me shënim: ndihmë për qytetarët e lënduar në aksident trafiku në Republikën e Bullgarisë.
  • Donacione në numrat e telefonit 070/075/077 143 400 (donacion prej 100 denarë nga telefonata).
  • Për donacione të mjeteve në valutë tjetër:
  • NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS
  • BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
  • BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
  • BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
  • SWIFT CODE: KOBSMK2X
  • IBAN CODE: MK07300701000001228

Ndryshe, të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button