Site icon PORTALB

RMV, 9 vdekje dhe 450 raste të reja me Covid-19

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 490 raste të reja me Covid-19, nga 2,869 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 9 persona të vdekur: 3 nga Shkupi (85, 75 dhe 41), 3 ngaShtipi (91, 86 dhe 78), 2 nga Kumanova (88 dhe 76) dhe një nga Berova (75). Të gjithë personat e raportuar ndërruan jetë në spital.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, u regjistruan 6 persona të vdekur me datën e vdekjes nga 25.10.2021 deri më 20.11.2021. Të vdekurit janë të moshës 89-61 vjeç, nga të cilët 5 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 1 në spital.

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit:

484 të shëruar u regjistruan nga:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në të gjithë vendin:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.453.084 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 212.865, numri i të shëruarve është 197.120, numri i të vdekurve është 7.464, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.281.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version