Zyrtare: Ministria e Jashtme e RMV-së publikoi listën e personave që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari, në magjistralen “Struma” afër Sofjes, transmeton Portalb.mk.
Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.
- Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Medina Lutvij (21.05.1996), shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
- Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës
Ndryshe, të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.