Katastrofa në “Struma” – tragjedia më e madhe në Evropë në dekadën e fundit

Aksidenti i sotëm në afërsi të fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, si pasojë e të cilit kanë vdekur 45 persona, është aksidenti më i rëndë në Evropë në dekadën e fundit, shkruan në artikull i France Press”, transmeton Portalb.mk.

Agjencia ka theksuar tragjeditë më të mëdha të autobusëve në Evropë 10 vitet e fundit.

  • 2021: Katastrofa në Bullgari

Të paktën 46 persona, përfshirë 11 të mitur, kanë ndërruar jetë, kur një autobus i Shkupit  i cili udhëtonte nga Stambolli për në Maqedoninë e Veriut, është kapluar nga flaka në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bullgari. Shumica e udhëtarëve janë të përkatësisë etnike shqiptar nga RMV.

  • 2019: Portugali dhe Rusi

Portugali: 29 turistë gjermanë ndërruan jetë kur autobusi i tyre që ishte nisur drejt një restoranti në ishullin malor të Madeira më 18 prill, doli nga rruga/

Rusi: Një autobus ra nga një urë në një lumë të ngrirë në Siberi më 1 dhjetor, gjatë të cilit 19 persona vdiqën.

  • 2018: Turqi dhe Bullgari

Turqi: Më 29 mars, 17 migrantë të kontrabanduar përmes Turqisë kanë vdekur dhe 36 janë lënduar kur autobusi i tyre shpërtheu në flakë pasi u përplas me një shtyllë, në pjesën lindore të vendit. Shumica e tyre ishin iranianë, afganët dhe pakistanezët.

Bullgari: Më 25 gusht, njëzet besimtarë humbin jetën pasi autobusi i tyre u përmbys gjatë shiut të dendur në veri të Sofjes, rrugës për në Manastirin e ortodoksëve.

  • 2017: Autobus nga:

Gjermania: Më 3 korrik, 18 turistë të rritur nga Saksonia vdiqën kur autobusi turistik i tyre mori flakë pas një përplasjeje me një kamion në Bavari.

Itali: Më  21 janar 16 persona – kryesisht adoleshentë hungarezë që ktheheshin nga një ekskursion skijimi në Francë – vdiqën, kur autobusi i tyre mori flakë pas një përplasje pranë qytetit verior të Veronës.

Rusi: Më 6 tetor, 16 persona humbën jetën kur një tren u përplas me një autobus të prishur duke transportuar kryesisht pasagjerë uzbekistan, në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

  • 2015: Fatkeqësia më e rëndë në 30 vjet

Francë: Më 23 tetor, në aksidentin më të rëndë rrugor francez në tre dekada, 43 persona vdiqën kur një autobus që transportonte një klub pensionistësh u përplas me një kamion dhe u mori flakë pranë Pusegen në pjesën jugperëndimore të vendit.

  • 2014: Shpërthim cisterne

Turqi: Një cisternë që transportonte gaz të lëngshëm të naftës (LPG) u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë në pjesën juglindore të vendit më 22 korrik, gjatë së cilës 26 persona humbën jetën në dy autobusë që kalonin të përfshirë nga flakët.

21 persona të tjerë vdiqën në Turqinë qendrore më 23 janar kur autobusi i tyre u përplas dhe u përmbys në një rrugë me akull natën

2012: 22 fëmijë ndërruan jetë

Zvicër: 28 persona, përfshirë 22 fëmijë, vdiqën në një aksident në Sierra, në jug të Zvicrës ndërsa kthehej në Belgjikë nga pushime skijimi më 13 mars.

2011: Vdiqën studentë në Turqi

Turqi: Më 21 dhjetor, 25 persona, kryesisht studentë, vdiqën kur një kamion i ngarkuar me tulla u përplas me një autobus pranë Salat, një fshat në juglindje në provincën Dijarbakir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button