Site icon PORTALB

Negociatat me Shkupin dhe Tiranën sot në agjendën e Këshillit të BE-së

Këshilli i Ministrave të BE-së, foto arkiv

Këshilli i Ministrave të BE-së, foto arkiv

Në Bruksel sot mbahet Këshilli i rregullt i BE-së për çështje të përgjithshme, ku një nga pikat e rendit të ditës është zgjerimi, veçanërisht negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi MIA nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

Gashper Dovzhan, sekretari shtetëror slloven për çështje evropiane dhe kryesues i takimit të sotëm përsëriti mbështetjen e Sllovenisë për mbajtjen sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Mesazh të ngjashëm ka dërguar edhe sekretari gjerman i shtetit, Michael Roth.

“Është koha që përfundimisht të fillojnë bisedimet e pranimit BE-Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri”, tha Roth, duke kërkuar që mosmarrëveshja dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes të zgjidhet në nivel bilateral.

Sekretari kroat i shtetit Andreja Metelko theksoi se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është prioritet i lartë për Kroacinë.

“Do të kemi diskutim të rëndësishëm për zgjerimin. Kroacia mbështet një politikë kredibile të zgjerimit dhe mbështet të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së. Për ne, politika e zgjerimit është investim në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë BE-së dhe Evropës”, tha Metelko.

Ministrat do të diskutojnë edhe për një sërë temash të tjera, veçanërisht për krizën shëndetësore, por edhe për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe sundimin e ligjit.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Exit mobile version