Ambasada, funksionarë e krerë shtetërorë reaguan për aksidentin tragjik të autobusit të RMV-së në Bullgari

Menjëherë pas lajmit se ka ndodhur një aksident i një autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, në të cilin mediat bullgare shkruajnë se kanë humbur jetën 45 persona, krerë të lartë shtetërorë dhe përfaqësitë e tyre diplomatike në RMV kanë dërguar letra ngushëllimi deri te familjet e viktimave dhe Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Antony Blinken
Antony Blinken

“Populli amerikan shpreh ngushëllime të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është me të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruajti sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.

Oliver Varhelji
Oliver Varhelji

“Lajme të tmerrshme lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë e atyre që vdiqën dhe për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi në Twitter, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

David Geer, foto nga Delegacioni i BE-së në Shkup/Facebook

“Mendimet tona në këtë moment janë me familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari herët në mëngjes. I urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir.

Ursula von der Leyen
Ursula von der Leyen

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit mbrëmë në Bullgari. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron në solidaritet me ju”, shkruan kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kate Marie Byrnes

“Në emër të Ambasadës së Amerikës, dëshiroj t’u shpreh dhimbjen më të thellë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe mbështetje për të lënduarit, por edhe atyre që zemrat u janë thyer për këtë aksident tragjik. Mendimet tona janë me ju në këto kohë të rënda”, shkruajti ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns.

Ambasada e Britanisë në Shkup
Ambasada e Gjermanisë në Shkup

“Ambasada e Gjermanisë u shpreh ngushëllim të thellë familjarëve dhe miqve të viktimave nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari. Sinqerisht ndjejmë keqardhje për humbjet”, thuhet në telegramin e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçëll Gallouej (Rachel Galloway)
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçëll Gallouej (Rachel Galloway)

“Pikëllim të thellë për lajmin e të vdekurve në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe shpresoj për shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan ambasadorja e Britanisë në Shkup, Rejçel Gallovej.

Rumen Radev

“Në emër të popullit bullgar dhe në emrin tim, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e qytetarëve të Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë humbur jetën në aksident, si dhe shpresoj për shërim të shpejtë të viktimave të fatkeqësisë. Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, shkruan presidenti bullgar, Rumen Radev.

“U shprehim ngushëllimet tona qeverive dhe popujve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për viktimat e aksidentit të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

“E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona. Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”, Vjosa Osmani.

Albin Kurti
Albin Kurti

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkruan AlbinKurti.

Edi Rama
Edi Rama

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Edi Rama.

Ilir Meta
Ilir Meta

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”, shkruan Ilir Meta.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Me mosbesim dhe pikëllim mora lajmin e tmerrshëm për vdekjen tragjike të pasagjerëve të autobusit në Bullgari. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndajmë me qytetarët e vendit tuaj. Serbia është me ju, e gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi”, ka shkruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

“Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urimet më të mira për pasagjerët e mbijetuar për shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

 

Telegrame ngushëllimi ka pasur edhe nga kryetarë partish nga vendi dhe rajoni, por edhe personalitete tjera të jetës publike dhe politike.

Për detaje tjera, lexo: Tragjedi në Bullgari, 46 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button