Këshilli për etikë i RMV-së vërejtje mediave: Mos publikoni emra dhe fotografi të të vdekurve

Pas aksidentit të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (KEMM) u bën thirrje mediave të raportojnë me përgjegjësi të plotë, bazuar në informacione të verifikuara dhe burime përkatëse, pa spekulime për shkaqet e aksidentit, transmeton Portalb.mk.

Duhet theksuar se disa media kanë publikuar sot emrat e pasagjerëve të vdekur në aksidentin e autobusit në Bullgari.

“Duke njohur presionin me të cilin përballen redaktorët, gazetarët dhe punonjësit e medias kur raportojnë për ngjarje të tilla tragjike, theksojmë nevojën për të bërë dallimin midis pretendimeve dhe fakteve dhe për të qenë veçanërisht vigjilentë duke pasur parasysh se ka të mitur të vrarë në tragjedi. Në të njëjtën kohë ju kujtojmë nenin 8 të Kodit të Gazetarëve, sipas të cilit mënyra e raportimit të aksidenteve duhet të jetë pa sensacion. Mediat duhet të kenë kujdes që të mos publikojnë emrat dhe fotot e viktimave, e as të dhënat nga të cilat mund të zbulohet indirekt identiteti i viktimave, para se t’i njoftojnë zyrtarisht institucionet kompetente. Duke pasur parasysh peshën dhe pasojat e aksidentit, u bëjmë thirrje mediave që të harmonizojnë siç duhet skemat e tyre programore dhe të raportojnë me përgjegjësi të lartë profesionale dhe morale”, thuhet në komunikatën e dërguar nga KEMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button