Nuk është i vërtetë lajmi se kompania “Besa Trans-Shkup” ishte e regjistruar në emrin e Azdren Ziberit, ajo është tjetër kompani

Nuk është i vërtetë lajmi se kompania autobusi i së cilës u dogj në një aksident trafiku ku humbën jetën 45 pasagjerë në autostradën Struma në Bullgari, është e regjistruar në emrin e Azdren Ziberit. Kjo është kompani tjetër me emrin e njëjtë që funksionon në Tetovë, dhe këtë e demantuan nga vetë kompania përmes një komunikate, transmeton Portalb.mk.

Azdren Ziberi nga  Besa Trans- Tetovë tha se lajmet në media që qarkullojnë se ai dhe kompania e tij ishin të përfshira në aksidentin në Bullgari  janë dezinformata.

“Ne “Besa Trans” Tetovë dhe unë Azdren Ziberi demantojmë lajmet qe u plasuan në disa portale në rrjete sociale dhe jemi te involvuar në aksidentin ku humben jetën 46 qytetare ne Bullgari. Kompania pronë e së cilës është autobusi i aksidentuar nuk ka të bëjë me ne por është kompani krejtësisht tjetër me seli ne Shkup.” thanë nga Besa Trans-Tetovë”, thanë nga Besa Trans- Tetovë.

Siç thonë ata, “Besa Trans Dooel” Tetovë që 30 vite ka linjë të rregullt Tetovë-Kopenhagen (Danimarkë) . Nga kjo e fundit shprehën ngushëllime për familjarët e viktimave.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit 45 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë Besa Trans-Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button