Tre autobusët tjerë nga Stambolli janë kthyer në vend

Tre autobusët tjerë me udhëtarët nga Stambolli për në Shkup, sot herët në mëngjes rreth orës 04:00 kaluan pikën kufitare në Gjushevë- Deve Bair dhe tani ndodhen ë Maqedoninë e Veriut (konfirmuar nga zyrtarët e këtij radiostacioni kufitar bullgar), transmeton 360 Shkallë.

Rojet kufitare nga Gjushevë i thanë Radios Kombëtare Bullgare se Besa Trans-Shkup organizon rregullisht udhëtime në Stamboll, veçanërisht gjatë pushimeve në Maqedoninë e Veriut, dhe se ata shpesh udhëtojnë natën.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit 45 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë Besa Trans- Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button