Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike pas një tjetër masakre te dhunshmë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Albanian Screen.
Në Santa Monika, një person i armatosur me një pushkë sulmi, ka hapur zjarr kuturu në rrugë të ndryshme dhe në nje kolegj aty pranë. Në fund personi u qëllua nga policia.
E gjithë kjo ndodhi disa kilometra larg nga vendi ku Presidenti Barack Obama merrte pjesë në një eveniment për mbledhjen e fondeve. Shefja e policisë së Santa Monika, Jacqueline Seabrooks, tha se vrasësi një person mes 25 dhe 35 vjeç, i kishte vënë fillimisht zjarrin një banese në zonën e Yorkshire Avenue ku më pas u abuluan dhe dy trupa pa jetë. Me pas mori arratinë dhe filloi të hapte zjarr mbi makina e kalimtarë. Pas mbërritjes së policisë në zonë u strehua në kolegjin e Santa Monica. pas shkëmbimit të zjarrit në bibliotekën e kolegjit më forcat e rendit i dyshuari mbeti i vrarë.
“Ne nuk jemi të sigurt 100 për qind se ai ka vepruar i vetëm,” deklaroi Seabrooks, duke shtuar se agjentët kanë arrestuar dhe një tjetër të dyshuar në lidhje me ngjarjen e theksoi se disa prej të vrarëve janë qëlluar në mënyrë rastësore.