Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 11 të vdekur dhe mbi 400 raste të reja me korona virus

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 449 raste të reja nga 3.859 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 11 pacientë, ndërsa 317 janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini Im, është raportuar 1 person i vdekur me datë të vdekjes nga 16.11.2021. Personi është nga Kavadari dhe ka humbur jetën në shtëp”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 211.831, numri i të shëruarve është 195.941, numri i atyre që humbën jetën është 7.418, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.472.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.446.403 testime të COVID-19.

Exit mobile version