Site icon PORTALB

“Evropa në shtëpi” do të përditësohet me reforma të reja, por ende s’janë zbatuar të deritanishmet

Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni

Në përputhje me raportin e Komisionit Evropian, Qeveria më 2 nëntor obligoi Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), në bashkëpunim me ministritë resore, që të përditësojnë Agjendën Evropa në shtëpi në përputhje me prioritetet afatshkurtra të Raportit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 jo më vonë se 22 nëntor 2021. Megjithatë, reformat e përfshira në këtë agjendë që në fillim të publikimit, ende nuk po gjejnë zbatim të plotë. Shumica prej tyre dihet me saktësi se nuk janë zbatuar, disa kanë mbetur në gjysmë rrugë, kurse disa të tjera as nuk kanë filluar. Madje, një pjesë e këtyre reformave të kërkuara, përmenden prej vitesh dhe nuk po zbatohen dhe as ky dokument nuk po iu del në ndihmë, shkruan Portalb.mk

Deri në dhjetor të këtij viti, vendi tashmë duhet t’i ketë përfunduar 90% të reformave, pasi disa të tjera nuk kanë afat, pra, janë reforma të vazhdueshme që kërkojnë më tepër kohë.

Në muajin pasues duhet të përfundojnë reforma të tilla si në sferën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, në të drejtat themelore, në media, në liritë, të drejtat dhe siguri, ekonomi, administratë publike, financat publike dhe në mjedisin jetësor, transport dhe energji.

Në fushën e sundimit të ligjit janë paraparë të përfundojë:

Në luftën kundër korrupsionit:

Të drejtat themelore

Reformat në media

Të sillet legjislacioni kombëtar në përputhje me direktivën për Shërbime Mediatike Audiovizive

Drejtësia, liria dhe siguria

Qeverisja ekonomike, politikat ekonomike

Reformat në administratën publike

Menaxhimi me financat publike

Mjedisi jetësor, transporti, energjia

Mjedisi jetësor, transporti, energjia

Disa prej këtyre refomave janë zbatuar, si:

Sidoqoftë, këto janë vetëm disa pika nga reformat për sundimin e ligjit, shumica prej të cilave kanë mbetur pa u zbatuar, si ligje të ndryshme, ose për shkak të gjendjes me pandeminë ose për arsye të tjera, që për shkak, siç e cekëm edhe më lart, jotransparenës dhe gjithashtu për shkak se në këto reforma janë të përfshira shumë institucione, nuk mund të dihet me saktësi zbatimi apo jo i plotë i tyre.

Me fjalë të tjera, dokumentit Agjenda Evropa në shtëpi, i duhet një analizë dhe monitorim i vazhdueshëm, jo vetëm nga mediat dhe gazetarët në mënyrë individuale, por nga persona, njohës të fushave përkatëse, pasi është tejet e vështirë, konstatimi i plotë i zbatimit apo moszbatimit të këtyre reformave. Por ajo që dihet në tërësi, duke pasur parasysh se shumë prej reformave janë zvarritur me vite, dhe ne si media i kemi ndjekur, dimë që nuk janë zbatuar dhe arsyetimet e institucioneve janë nga më të ndryshmet.

Por, vetë Sekretariati për Çështje Evropiane nuk tregohet transparent nëse, dhe deri ku e ka zbatuar dokumentin Agjenda Evropa në Shtëpi. Për këtë dokument, i cili përmban reforma të rëndësishme për integrimin evropian të vendit që në fillim të prezantimit të tij, është thënë se do të jetë në monitorim të vazhdueshëm dhe transparent rreth zbatimit të tij. Qeveria, në çdo seancë të saj, duhet të shqyrtojë se çfarë është bërë dhe çfarë jo lidhur me këtë dokument, megjithatë, sipas njoftimeve që i jep qeveria në ueb-faqen e saj pas përfundimit të çdo seance nuk ka informacion të bollshëm se sa dhe çfarë konkretisht ka diskutuar mbi këtë dokument.

Ndryshe, dokumentin Agjenda-Evropa në shtëpi”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shpalosi më 9 mars, në të cilin janë hartuar qëllimet, hapat dhe veprimet për reformën zgjedhore, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fusha të tjera. Ky dokument përveç se ka përmbledhur aksionet dhe reformat që duhet të zbatonin institucionet kompetente, nuk konsiderohet ndonjë risi e veçantë.  Ajo që pritej të shihet nga kjo Agjendë është nëse do të respektoheshin afatet për përmbushjen e këtyre qëllimeve që kanë filluar nga marsi deri në dhjetor të këtij viti. Por, që duket se këto afate po mbesin vetëm në letër.

Exit mobile version