Site icon PORTALB

RMV, 11 të vdekur dhe 444 raste të reja me Covid-19

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur dhe 444 raste të reja me Covid-19, nga 2,938 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 11 persona të vdekur: 3 nga Shkupi (67, 75 dhe 79) një nga Manastiri (53), Velesi (59), Kavadari (81), Krusheva (84) , Prilepi (66), Probishtip (73), Radovish (72) dhe Shtipi (78). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, janë raportuar 5 persona të vdekur me datë vdekje nga 09.11.2021 deri më 16.11.2021. Nga të cilët një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe 4 persona në spital.

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit:

Në 24 orët e fundit u regjistruan 467 të shëruar nga:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1,442,544 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 211.382, numri i të shëruarve 195.624, numri i të vdekurve është 7.406 dhe numri i rasteve aktive është 8.352.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version