Site icon PORTALB

Kuçukov: Bullgaria është nën presion të fuqishëm ndërkombëtar për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Bullgari-Maqedoni, foto: Fokus.

Bullgari-Maqedoni, foto: Fokus.

Ish zëvendësministri i Jashtëm i Bullgarisë, Lubomir Kuçukov në deklaratë për një medium bullgar tha se Bullgaria është nën presion shumë të fuqishëm që të tërheq veton për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ai vlerëson se afati për heqjen e vetos për fillim të negociatave në Shkup me Bullgarinë është shumë i shkurtë, transmeton Portalb.mk.

“Në kushtet e tanishme, kur në Bullgari vijojnë negociatat për formim të Qeverisë, nuk ka mënyrë të sillet vendim i tillë para samitit të BE-së”, tha Kuçukov.

Ai vlerëson se është e rëndësishme të shihet nëse qëndrimi deklarativ i liderit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev për qasje të re në negociatat me Maqedoninë e Veriut, do të transformohet në platformë eventuale të koalicionit të qeverisë së ardhshëm bullgare ose do të bëhet politikë e saj zyrtare.

Sipas tij, është pozitiv fakti së është shprehur gatishmëri për dialog nga ana e Bullgarisë, sepse dialogu është mënyra e vetme që të gjendet zgjidhje.

Duke komentuar pozitën e Bullgarisë për Maqedoninë, Kuçukov tha se Franca dhe Holanda e shfrytëzojnë atë që ndodhe që të paraqiten si pozitivisht të orientuar drejt zgjerimit.

Ai vlerëson se në praktikë, Bullgaria ka humbur gjithë përparësinë e saj si vend anëtar në BE, sepse asnjë vend i Unionit nuk e mbështet Sofjen.

Kuçukov ka shtuar se, Bullgaria në gjashtë muajt e fundit ka ritheksuar qasjen e saj drejt Maqedonisë së Veriut, pasi në mars të këtij viti, presidenti Rumen Radev ka vendosur fokus në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në bullgarët e Maqedonisë.

“Në këtë mënyrë Bullgaria arriti të del nga mbrojtja e rrethit dhe veç më ofroi mënyrë se si të zgjidhet problemi. Megjithatë, Bullgaria duhet të punojë për gjetjen e zgjidhjes dhe ajo duhet të jetë e përbashkët dhe me dialog. Bullgaria ëshët e interesuar që të gjendet zgjidhje e tillë sepse, koha punon kundër interesave bullgare”, deklaroi Lubomir Kuçukov.

Exit mobile version