Site icon PORTALB

Replika të forta mes Pacollit dhe Hysenit

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka raportuar sot në Kuvendin e Kosovës zv/kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli.

Në raportin e përgatitur nga kreu i AKR-së, ai ka sqaruar ecurinë e procesit të njohjeve të Kosovës, duke e konsideruar si proces të suksesshëm, sepse Kosova ka arritur njohje në vendet që ndikimi i Serbisë është shumë i madhe dhe shumë vjeçar.

Pacolli ka thënë se Kosova i ka 99 njohje të konfirmuara.

Mirëpo, duket se suksesi i Pacollit vazhdon t’i pengoj ish shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, i cili ka hedhur vrer në të, duke e akuzuar si bllokues të njohjeve.

Hyseni ka thënë se ngutja e Pacollit për shpallur sa më shumë njohje e ka dëmtuar procesin e njohjeve, gjë që e ka shqetësuar numrin dytë të qeverisë.

Ndërsa, Pacolli ka thënë se gjatë këtyre viteve të lobimit ai ka shpenzuar vetëm 71 mijë euro nga buxheti i Kosovës, ndërsa pjesën më të madhe të lobimit e ka bërë më fonde vetanake.

Për dallim nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Pacolli sot është shprehur për aplikim në OKB edhe si shtet vëzhgues, shkruan ORA info.

Anëtari i komisionit, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka thënë se “janë absolutisht sureale kritikat e Skënder Hysenit për Behgjet Pacollin”.

“Absolutisht sureale po me duket kur po e shoh Skënder Hysenin tuj e kritiku Behgjet Pacollin për politike të jashtme”, ka shkruar Buzhala në Facebook nga mbledhje e Komisioni për Punë të Jashtme. /albeu.com/

Exit mobile version