Site icon PORTALB

Japoni, Tërmet i fuqishëm

Tërmet

Tërmet

Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës rihter u regjistrua në Japoni në orën 17.57 me orën vendase dhe 10.57 me orën tonë.

Epiqendra e këtij tërmeti është shënuar rreth 180 kilometër në jug të Tokios, pranë ishullit të Miyakejima. Sipas “Japan Meteorological Agency” nuk ka alarm për tsunami, por ka pasur lëkundje të forta në zonat bregdetare. Gjithsesi nga ana e autoriteteve vendase deri më tani nuk janë shënuar të lënduar.

Exit mobile version