Site icon PORTALB

Edhe janari është opsion: Dimitrov për vendimin e pritur për fillim të negociatave me BE-në

Foto: Faqja në FB Nikola Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane thotë se, ndonëse preferenca është dhjetori, ka dëgjuar nga disa kryeqytete të Evropës se janari mbetet mundësi për të arritur sukses, njofton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Fokusi i marrëveshjes me Sofjen për tejkalimin e dallimeve është në dhjetor, por periudha është e shkurtër dhe për këtë arsye janari nuk përjashtohet si opsion për datë për fillimin e negociatave mes vendit dhe BE-së, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov për TV 24.

Ai theksoi se presidenca aktuale e BE-së, Sllovenia, ka interes strategjik “për ta çuar rajonin drejt Bashkimit Evropian”, duke kujtuar se pas saj presidencën e BE-së do ta marrë Franca, ku për në pranverë janë planifikuar zgjedhjet presidenciale.

“Ndonëse preferenca është dhjetori, kam dëgjuar nga disa kryeqytete evropiane se janari ende mbetet mundësi për të arritur sukses, gjë që na jep ndoshta pak më shumë kohë, megjithëse mendoj se fokusi ynë duhet të jetë në dhjetor”, tha Dimitrov.

Para Samitit të BE-së në dhjetor, ministri austriak për çështje evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Linhart, nesër do të vijë në Shkup.

Gjithashtu nesër, presidenti polak Andzhej Duda do të bëjë një vizitë dy-ditore në vend.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha sot se është e rëndësishme që BE-ja të merr guximin dhe të japë dritën jeshile për negociata në samitin e dhjetorit.

“BE nuk duhet të na shantazhojë me lëshime shtesë dhe poshtërime kombëtare. Duhet të jepet menjëherë drita jeshile për anëtarësimin në BE. Procesi i negociatave është i gjatë dhe në kuadër të atij procesi ne mund të negociojmë të gjitha dallimet me fqinjin tonë lindor, por BE-ja duhet të merr guximin menjëherë ta njohë këtë popull dhe të fillojmë me negociatat”, ka thënë Mickoski.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Exit mobile version