Site icon PORTALB

Zaev: Qëllimet kryesore të Buxhetit për vitin 2022 janë rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në projektbuxhetin për vitin 2022 janë pasqyruar financiarisht prioritetet me të cilat do të punojë Qeveria gjatë vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Qëllimet kryesore të buxhetit për vitin 2022, tha ai, janë rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar, qëndrueshmëria fiskale, ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, si dhe mbështetja e reformave institucionale dhe integrimit evropian.

“Përmes buxhetit sigurohet pagesa në kohë e rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale, subvencioneve, si dhe realizimi i investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivel historik të lartë prej 37,8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor”, shkroi Zaev.

Karakteristikë e këtij buxheti, thekson Zaev, është se paratë e qytetarëve do të përdoren aty ku japin efektet më të mëdha në arritjen e qëllimeve për cilësi më të lartë të jetës.

“Prandaj është e rëndësishme që Buxheti për vitin 2022 të miratohet brenda afatit të përcaktuar ligjor, me qëllim që të financohen pa probleme funksionet e shtetit”, shkruan kryeministri Zaev.

Exit mobile version