Site icon PORTALB

Osmani: Dhjetori akoma derë e hapur për perspektivën evropiane të vendit

Foto: MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij austriak Michael Linhart tha se Austria është një nga mbështetëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të vendit dhe shtoi se dhjetori akoma mbetet derë për fillimin e negociatave me BE-në, transmeton Alsat.

“Biseduam për dhjetorin si një dritare e mirë për mundësinë dhe nevojën për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane në drejtim të shfrytëzimit të kësaj mundësie, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e së ardhmes evropiane”, tha Osmani.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Exit mobile version